Cila ishte feja e profetëve dhe e të dërguarve të Allahut sipas Kur’anit?

Një nga pyetjet e rëndësishme në historinë fetare është: A kishin profetët dhe të dërguarit e Allahut fe të ndryshme apo një fe të vetme?

Kur’ani jep një përgjigje të qartë, të prerë se: Të gjithë profetët dhe të dërguarit e Allahut ishin në një fe të vetme, që është Islami, në kuptimin e nënshtrimit të plotë ndaj Allahut Një dhe të Vetëm e të Pashoq.

Kur’ani thotë se feja e pranuar tek Allahu është Islami. Për këtë në ajetin 19 të sures “Ali Imran” Allahu i Madhëruar thotë:

{إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ ۗ…}

“Me të vërtetë, feja tek Allahu është Islami.”

Ky ajet nuk flet vetëm për kohën e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), por për ligjin hyjnor në të gjitha epokat.

Kur’ani thotë se të gjithë profetët thirrën në të njëjtën fe. Kur’ani e shpreh qartë unitetin e misionit profetik në ajetin 13 të sures “Esh Shuraa” ku thotë: 

{شَرَعَ لَكُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا وَصَّىٰ بِهِۦ نُوحٗا وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ وَمَا وَصَّيۡنَا بِهِۦٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَىٰٓۖ … }

“Ai ju ka bërë fe atë që ia porositi Nuhut, dhe atë që Ne ta shpallëm ty (Muhamed), dhe atë që ia porositëm Ibrahimit, Musait dhe Isait: ‘Mbajeni fenë dhe mos u përçani në të…’”

Sipas këtij ajeti Profeti Nuh, Profeti Ibrahim, Profeti Musa, Profeti Isa dhe Profeti Muhamed (Paqja e Allahut qoftë mbi ta!) të gjithë ishin në një fe, ndonëse me ligje të ndryshme praktike.

Kushdo që e lexon Kur’anin do të shohë se ai (Kur’ani) thotë që feja e të gjithë profetëve ishte Islami.

Kur’ani thotë se Islami ishte feja e profetit Nuh (Paqja qoftë mbi të!)

            Në ajetin 72 të sures “Junus” thuhet:  

فَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَمَا سَأَلۡتُكُم مِّنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ (72)

“Por, nëse ktheni shpinën, (dijeni se) unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Mua më është urdhëruar të jem prej myslimanëve (prej atyre që i përulen Allahut).”

Kur’ani thotë se Islami ishte feja e profetit Ibrahim (Paqja qoftë mbi të!)

Për këtë flet ajeti 67 në suren “Ali Imran” i cili thotë:

{مَا كَانَ إِبْرَٰهِيمُ يَهُودِيًّا وَلَا نَصْرَانِيًّا وَلَٰكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ}

 “Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist), mysliman (i përulur ndaj Allahut) dhe nuk ka qenë nga politeistët.” 

Kur’ani thotë se Islami ishte feja e pasardhësve të Ibrahimit (Paqja qoftë mbi të!)

Këtë e thotë ajeti 132 në suren “Bekare”: 

وَوَصَّىٰ بِهَآ إِبۡرَٰهِـۧمُ بَنِيهِ وَيَعۡقُوبُ يَٰبَنِيَّ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصۡطَفَىٰ لَكُمُ ٱلدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسۡلِمُونَ (132)

“O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe, veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij (Allaut)!” (Sure “Bekare”, ajeti 132)


Kur’ani thotë se Islami ishte feja e profetit Ja’kub (Paqja qoftë mbi të!)

Në ajetin 133 të sures “Bekare” thuhet: 

أَمۡ كُنتُمۡ شُهَدَآءَ إِذۡ حَضَرَ يَعۡقُوبَ ٱلۡمَوۡتُ إِذۡ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعۡبُدُونَ مِنۢ بَعۡدِيۖ قَالُواْ نَعۡبُدُ إِلَٰهَكَ وَإِلَٰهَ ءَابَآئِكَ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ إِلَٰهٗا وَٰحِدٗا وَنَحۡنُ لَهُۥ مُسۡلِمُونَ 

“A ishit ju të pranishëm kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti të bijtë: ‘Çfarë do të adhuroni pas meje?’ – Ata u përgjigjën: ‘Ne do të adhurojmë Zotin tënd, që është edhe Zoti i etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, një Zot të vetëm. Ne Atij i nënshtrohemi!’”(“Bekare”, 133) 

Kur’ani thotë se Islami ishte feja e profetit Musa (Paqja qoftë mbi të!)

Në ajetin  84 të sures “Junus” thuhet:

{وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰقَوۡمِ إِن كُنتُمۡ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ فَعَلَيۡهِ تَوَكَّلُوٓاْ إِن كُنتُم مُّسۡلِمِينَ}

“Musai tha: ‘O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!’”

Kur’ani thotë se Islami ishte feja e profetit Jusuf (Paqja qoftë mbi të!)

 Në ajetin 101 të sures “Jusuf” thuhet:

تَوَفَّنِي مُسۡلِمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ (101)

“Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punëmirët (në Botën Tjetër)!” 

Kur’ani thotë se Islami ishte feja e profetit Lut (Paqja qoftë mbi të!)

 Në ajetin 35 dhe 36 të sures “Dharijat” thuhet:

فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ (35) فَمَا وَجَدۡنَا فِيهَا غَيۡرَ بَيۡتٖ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ (36)

“Ne i nxorëm të gjithë besimtarët që ishin në atë qytet,ndonëse aty gjetëm vetëm një shtëpi myslimane.” 

Kur’ani thotë se Islami ishte feja e profetit Isa (Paqja qoftë mbi të!) 

 Në ajetin 52 të sures “Ali Imran” thuhet:

فَلَمَّآ أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنۡهُمُ ٱلۡكُفۡرَ قَالَ مَنۡ أَنصَارِيٓ إِلَى ٱللَّهِۖ قَالَ ٱلۡحَوَارِيُّونَ نَحۡنُ أَنصَارُ ٱللَّهِءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَٱشۡهَدۡ بِأَنَّا مُسۡلِمُونَ (52)

 “Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: ‘Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?’ Nxënësit (e tij) u përgjigjën: ‘Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi myslimanë (të nënshtruarndaj Allahut).’’’ 

Kur’ani thotë se Islami ishte feja e profetit Sulejman (Paqja qoftë mbi të!) 

Në ajetin 42 të sures “Neml” thuhet: 

وَأُوتِينَا ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهَا وَكُنَّا مُسۡلِمِينَ (42)

’’Sulejmani tha: ‘Para saj na është dhënë dituria dhe para saj i jemi myslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut).”

Kur’ani thotë se Islami ishte feja që e përqafoi mbretëresha e Sebesë (Belkisa)

 Në ajetin 44 të sures “Neml” thuhet: 

قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ (44)

“Ajo tha: ‘O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut – Zotit të botëve!” 

Kur’ani thotë se Islami ishte feja në të cilën hynë magjistarët e Faraonit, kur Allahu ua udhëzoi zemrat dhe ata i bënë sexhde Atij duke thënë: 

رَبَّنَآ أَفۡرِغۡ عَلَيۡنَا صَبۡرٗا وَتَوَفَّنَا مُسۡلِمِينَ (126)

“O Zoti ynë, na jep durim të madh dhe na bëj të vdesim myslimanë!” (“A’raf”, 126)

 Të dashur vëllezër dhe motra!

Në suren “Ali Imran” ajeti 85 thuhet se vetëm Islami është fe e pranuar te Allahu:

{وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ ٱلْإِسْلَٰمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِى ٱلْءَاخِرَةِ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ}

“Kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, nuk do t’i pranohet, dhe në Ahiret do të jetë nga të humburit.”

Ky ajet nuk mohon profetët e mëparshëm, përkundrazi: i përfshin të gjithë, i bashkon në një fe dhe i përmbyll profetët dhe misionin e tyre me Profetin Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), pas të cilit nuk vjen më as Profet e as I dërguar nga Allahu.

Së fundmi themi se sipas Kur’anit të Shenjtë Feja e të gjithë profetëve ishte Islami. Thirrja e tyre ishte një. Ndryshuan vetëm ligjet, jo besimi. Islami nuk është fe e re, por feja origjinale e njerëzimit.

Kur’ani thotë se Islami është feja e zgjedhur nga Allahu për të gjithë njerëzit njerëzit. Në ajetin 3 të sures “Maide” thuhet:

}ٱلْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِى وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلْإِسْلَٰمَ دِينًا{ ۚ

“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” 

 Qofshim prej myslimanëve të sinqertë në këtë jetë dhe prej banorëve të Xhennetit në Jetën Tjetër!