Sa lloje njerëzish përmend Kur’ani?

Kur’ani i Shenjtë përmend lloje të ndryshme njerëzish në bazë të besimit, sjelljes dhe qëndrimit të tyre ndaj së vërtetës.

Më poshtë do përmendim 28 lloje nga llojet e njerëzve që përmenden në Kur’an:

Besimtarët (El Mu’minun)

Janë ata që besojnë Allahun, Profetin dhe veprojnë vepra të mira. Në ajetin 71 të sures “Teube” Allahu i Madhëruar thotë:

{وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۚ أُولَٰئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللَّهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ}

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”

Jobesimtarët (El Kuffar)

Janë ata që mohojnë ekzistencën e Allahut ose e refuzojnë shpalljen.  Në ajetin 150 dhe 151 të sures “Nisa” Allahu i Madhëruar thotë:

{إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡفُرُونَ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيُرِيدُونَ أَن يُفَرِّقُواْ بَيۡنَ ٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيَقُولُونَ نُؤۡمِنُ بِبَعۡضٖ وَنَكۡفُرُ بِبَعۡضٖ وَيُرِيدُونَ أَن يَتَّخِذُواْ بَيۡنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا (150)أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ حَقّٗاۚ وَأَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا}

“Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: ‘Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme, pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.”

Hipokritët (El Munafikun)

Janë ata që shfaqin besim me gojë, por në zemër janë jobesimtarë.  Në ajetin 67 të sures “Teube” Allahu i Madhëruar thotë:

} الْمُنَافِقُونَ وَالْمُنَافِقَاتُ بَعْضُهُمْ مِنْ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمُنْكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمَعْرُوفِ.{

“Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri – tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat…”

Në ajetin 145 të sures “Nisa” Allahu i Madhëruar thotë: 

{إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ فِي ٱلدَّرۡكِ ٱلۡأَسۡفَلِ مِنَ ٱلنَّارِ وَلَن تَجِدَ لَهُمۡ نَصِيرًا}

“Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.”

Të devotshmit (El Muttakun) 

Janë ata që i frikësohen Allahut, i përmbahen urdhërave dhe largohen nga harami. Në ajetin 2 të sures “Bekare” Allahu i Madhëruar thotë:

{ذَٰلِكَ ٱلۡكِتَٰبُ لَا رَيۡبَۛ فِيهِۛ هُدٗى لِّلۡمُتَّقِينَ}

 “Ky është Libri që nuk ka dyshim në të; udhërrëfyes për të devotshmit.”

Koprracët 

Janë ata që e duan pasurinë, nuk japin dhe e vendosin atë mbi besimin e tyre. Në ajetin 37 të sure “Nisa” Allahu i Madhëruar thotë:

{الَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبُخْلِ وَيَكْتُمُونَ مَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِن فَضْلِهِ ۗ}

“ata që janë koprracë, të cilët kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe fshehin atë që ua ka dhuruar Allahu ngamirësitë e Tij.”

Dashuruesit e kësaj bote

Në ajetin 16 dhe 17 të sures “El A’la” Allahu i Madhëruar thotë:

{بَلۡ تُؤۡثِرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا (16)وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ}

 “E keni dashur jetën e kësaj bote, por bota tjetër është më e mirë dhe më e qëndrueshme.”

Të penduarit dhe të pastërtit (Et Taaibun uel mutetahirune)

Janë ata që kthehen tek Allahu me sinqeritet pas mosbesimit dhe kryerjes së mëkateve. 

Në ajetin 222 të sures “Bekare” Allahu i Madhëruar thotë:

{إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ}

“Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.”

Mirëbërësit (El Muhsinun)

Janë ata që e adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe bëjnë mirë ndaj të tjerëve. Në ajetin 195 të sures “Bekare” Allahu i Madhëruar thotë:

{إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ}

“Vërtet, Allahu i do mirëbërësit.”

Zullumqarët (Edh Dhalimun)

Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes dhe të tjerëve. Në ajetin 42 të sures “Ibrahim” Allahu i Madhëruar thotë: 

{ وَلَا تَحْسَبَنَّ اللَّهَ غَافِلًا عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ…}

Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë Keqbërësit…”

Të diturit (El Ulema)

Janë ata që e njohin Allahun dhe e frikësohen Atij me dije. Në ajeti 28 të sures “Fatir” Allahu i Madhëruar thotë: 

{إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاء}

“Vërtet, ata që i frikësohen Allahut më shumë janë dijetarët.”

Zemërgurtët (kasijetu kulubuhum)

Janë ata njerëzit që nuk preken nga e vërteta dhe janë të ftohtë ndaj përkujtimit. Në ajetin 74 të sures “Bekare” Allahu i Madhëruar thotë:  

{ثُمَّ قَسَتْ قُلُوبُكُم مِّن بَعْدِ ذَٰلِكَ فَهِيَ كَالْحِجَارَةِ أَوْ أَشَدُّ قَسْوَةً ۚ…}

“Pastaj, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje më të forta se guri.”

Profetët dhe të Dërguarit

Kur’ani përmend 25 profetë dhe të dërguar, si Ademin, Idrisin, Nuhin, Ibrahimin, Musain dhe Isain (paqja qoftë mbi ta).

Në ajetin 78 të sures “Zumer” Allahu i Madhëruar thotë:

}وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِّن قَبْلِكَ مِنْهُم مَّن قَصَصْنَا عَلَيْكَ وَمِنْهُم مَّن لَّمْ نَقْصُصْ عَلَيْكَ{

“Ne kemi dërguar të dërguar para teje; disa prej tyre t’i kemi treguar ty, e disa të tjerë nuk t’i kemi treguar.”

Të mirët (El Ebraru) 

Në ajetin 13 të sures “Infitar” Allahu i Madhëruar thotë: 

إِنَّ الْأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ

“Me të vërtetë, të mirët do të jenë në mirësi.”

Në ajetin 5 të sures “Insan” Allahu i Madhëruar thotë: 

}إِنَّ الْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِن كَأْسٍ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا{

“Të mirët do të pinë nga një gotë, përbërësi i së cilës është kafur.”

Punëdrejtët (Es Salihun)

Kur’ani i përshkruan ata si njerëz të besimit dhe veprave të mira, të cilët dallohen për sinqeritet, devotshmëri, falje, bujari, mirësi ndaj prindërve dhe mbështetje tek Allahu.

Në ajeti 9 të sures “Ankebut” Allahu i Madhëruar thotë: 

{وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَنُدْخِلَنَّهُمْ فِي الصَّالِحِينَ}

“Dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne me siguri do t’i fusim në mesin e punëdrejtëve.”

Të pabindurit dhe kundërshtuesit (El Fasikune uel usatu)

Janë ata që kundërshtojnë urdhrat e Allahut dhe shkelin ligjin e Tij. Në ajetin 25 të sures “Err Rra’d” Allahu i Madhëruar thotë:

}إِنَّ الَّذِينَ فَسَقُوا عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ{

“Vërtet, ata që i kundërvihen urdhrit të Zotit të tyre do të kenë dënim të ashpër.”

Ndërsa në ajetin 96 të sures “Et Teube” Allahu i Madhëruar thotë:

}إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْفَاسِقِينَ{

“Allahu nuk i do të pabindurit (fasikët).”

Në ajetin 36 të sures “Ahzab” Allahu i Madhëruar thotë:

}وَمَن يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُّبِينًا{

“Kush i kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka humbur në mënyrë të qartë.”

Kriminelët (el Muxhrimune)

Në ajetin 59 të sures “Jasin” Allahu i Madhëruar thotë:

}وَامْتَازُوا الْيَوْمَ أَيُّهَا الْمُجْرِمُونَ {

“Veçohuni sot ju, o kriminelë!”

Mendjemëdhenjtë (El Mutekebirune)

Në ajetin 29 të sures “Nahl” Allahu i Madhëruar thotë:

}فَادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۖ فَلَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ{

“Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të mbeteni përgjithmonë!” Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!”

Në ajetet 8, 10, 11, 12, 13 të sures “Kalem” Kur’ani përmend nëntë lloje njerëzish:

}فَلاَ تُطِعِ ٱلْمُكَذِّبِينَ …  وَلاَ تُطِعْ كُلَّ حَلاَّفٍ مَّهِينٍ  هَمَّازٍ مَّشَّآءٍ بِنَمِيمٍ  مَّنَّاعٍ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ  عُتُلٍّ بَعْدَ ذَلِكَ زَنِي{

8. Prandaj, ti mos iu bind gënjeshtrëve!

10. dhe mos iu bind çdo betuesi të përçmuar,

11. shpifaraku, që përhap thashetheme,

12. penguesi të veprave të mira, shkelësi dhe mëkatari,

13. të ashpri që, veç kësaj, është edhe kopil,

Pra, në këto ajete përmenden: gënjeshtarët, betuesi i përçauar që bën betim të rrenshëm, shpifaraku, thashethemexhiu, penguesi i veprave të mira, shkelësi i kufijve, mëkatari, i ashpëri dhe kopili. 

Përqeshësi dhe tallësi

Në ajetin e parë të sures “Humeze” Allahu i Madhëruar thotë:

{وَيْلٌ لِكُلِّ هُمَزَةٍ لُمَزَةٍ}

“Mjerë për çdo përqeshës – shpifës”

Të dashurit e Allahut (Eulijat)

Në ajetin 62 të sures “Junus” Allahu i Madhëruar thotë:

}ألا إِنَّ أَوْلِياءَ اللّٰهِ لا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَ لا هُمْ يَحْزَنُونَ{Qofshim p