SHEHADETI (LA ILAHE IL’LALLAH)
Thënia “la ilahe il’lallah” është monoteizmi Islam. Ajo është baza e fesë.
Është thënia e përbashkët e të gjithë të dërguarve të Allahut, nga Ademi (paqja qoftë mbi të!) e deri te vula e profetëve, profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Thënia është një mrekulli gjuhësore: a) sepse në gjuhën arabe, ajo përbëhet vetëm nga tri shkronja: elif, lam, ha. A është e mundur që gjuhësisht, një njeri të formojë një fali me kuptim të thellë e kaq të gjerë me tri shkronja?!
E vërteta e thënies “la ilahe il’lallah” (nuk ka zot tjetër përveç Allahut) duket më shumë tek ai që e zbaton dhe jo tek ai që vetëm e shqipton. Shprehja vetëm me gjuhë e thënies “la ilahe il’lallah” pa dëshminë e zemrës nuk ka asnjë dobi. Fatkeqësia më e madhe është se abuzohet shumë me këtë thënie. Prandaj është detyrë e besimtarit që të mendojë thellë për përmbajtjen e kësaj thënieje.
Po të shihet me kujdes kjo fjali, do të vërehet se në të gjendet i gjithë besimi islam.
Fjala “la” (nuk ka) mohon të qenët zot të çdo krijese tjetër në këtë gjithësi, sado e lartë që mund të jetë në pozitë dhe sado që të zotërojë pushtet e pasuri. Kuptimi i fjalës “ilah” është vepruesi dhe Vepruesi i vërtetë është vetëm Allahu.
Kur themi “la ilahe il’lallah” dëshmojmë dhe vërtetojmë Fuqinë dhe Veprën e Allahut: Vetëm Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.
b) se nuk ka Sipërmarrës e as Mbikëqyrës tjetër përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq.
c) se vetëm Allahut i frikësohemi. Ai që i frikësohet sëmundjes, mikrobit, uniformës së policit etj, ai nuk u ka thënë jo “zotave” imagjinarë, por vazhdon të jetë i nënshtruar ndaj tyre.
ç) se premtojmë ta bëjmë atë rrugën e jetës, duke vepruar sipas urdhrave të Krijuesit. Ai që vepron dhe jeton sipas kësaj thënieje, pa dyshim, do të jetë i mbarësuar, i mbrojtur dhe i shpëtuar në këtë jetë dhe prej banorëve të Xhenetit në Ahiret sepse edhe vula e profetëve, profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Thoni “la ilahe il’lallah” që të jeni të shpëtuar!” Në transmetimet islame thuhet se kjo frazë është çelësi i Xhenetit.
d) Ka njëherësh mohim dhe pohim – fillon me mohimin e çdo veçantie prej veçantive të Allahut që dikush mund të pretendojë për veten e tij a për dikë tjetër, dhe përfundon me pohimin se sundimi i takon vetëm Allahut, i Cili nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur nga askush dhe askush e asgjë nuk i ngjan Atij.
Thënia përmendet edhe në Kur’anin e Shenjtë me fraza të ndryshme, si: “la ilahe il’lallah”, “la ilahe il’la huue”, “la ilahe il’la ente” “il’lallah “.
