Në ajetin 38 t sures Mudethir Allahu i Madhruar thot: كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ “Çdo njeri është peng i veprave të veta.” Profeti Muhamed në Hytben e mbajtur në pritje të muajit të Ramazanit ka thënë: “O ju njerëz! Shpirtrat tuaj janë peng i punëve tuaja. Prandaj ua hiqni pengun shpirtrave me kërkesën për faljen e mëkateve! Shpinat tuaja janë të rënduara nga pesha e mëkateve tuaja. Prandaj lehtësojini ato prej kësaj barre me sexhdet tuaja të zgjatura dhe dijeni se Allahu i Lartësuar është betuar në Madhërinë e Vet, që të mos i dënojë ata që falin namaz, ata që bëjnë sexhde dhe të mos i dridhmërojë ata me Zjarrin në atë ditë kur njerëzit do të qëndrojnë më këmbë para Zotit të botëve! Ne të gjithë bëjmë gabime nga mëngjesi deri në darkë edhe pse mundohemi t`u largohemi atyre. Por Zoti nuk e lë besimtarin të papastër e të ngarkuar me gjynahe. Allahu i Madhruar ka venbdosur pr njerzit pastrues pr gjynahet sepse Allahu dshiron q robt e Tij t jen t pastr kur t dalin para Tij. Pastruesit nga gjynahet jan: 1-   Pendimi. 2-   Istigfari. 3-   Punët e mira. Pastruesi i parë është PENDIMI. Pendimi është kthim në identitet. Çdo njeri bën gabime, por besimtari kujtohet se kjo punë e keqe është prej shejtanit dhe shpejt kthehet e mundohet ta pastrojë veten e tij. Ky është pendimi. Besimtari i mirë nuk është mendjemadh. Mendjemadhi nuk pendohet, sepse thotë: “Çfarë kam bërë unë, që duhet të pendohem e të falem? Pse duhet ta vendos ballin tim në sexhde?” Ndërsa besimtari e njeh mirë veten e tij, e ul kokën dhe në çdo moment pendohet tek Allahu i Madhruar, sepse vetë Allahu thotë: وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ Dhe të gjithë pendohuni tek Zoti o besimtarë, në mënyrë që të shpëtoni”. (Nur: 31). Jemi n ditt e fundit t Muajit t Ramazanit q sht muaji i pendimit dhe i kthimit tek Allahu. Profeti Muhamed n Hytben e mbajtur n pritje t muajit t Ramazanit ka thn: Pendohuni para Allahut për fajet tuaja dhe i ngrini duart lart në drejtim të Tij me lutje kur të falni namazet tuaja, sepse ato janë orët më të pëlqyera kur Allahu i Lartësuar i shikon robtë e Vet me mëshirë dhe u përgjigjet atyre kur ata i përgjërohen Atij! Fatkeqsisht shumica e njerzve e harrojn pendimin prshkak t shkujdesjes dhe prshkak t nxitimit t tyre pas ans materilae duke e harruar ann shpirtrore. Porta e pendimit është gjithmon e hapur, që njerzit t të mundohen  të pendohen n çdo koh, dit ao natn.  Prandaj Pendohu në çdo moment, sepse Zoti i do ata që pendohen, ata që e ndjejnë se duhet të pendohen e duhet të pastrohen siç thot n ajetin 222 t sures Bekare: إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ “…Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” Ndrsa n suren Tahrim, ajeti 8 Allahu thot: 8. O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”. I Dërguari i Allahut (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “O njerëz! Pendohuni te Allahu me pendim të sinqertë para se të vdisni. Fillojeni ditën me punë të mira para se të punësoheni…” I Dërguari i Allahut (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “I penduari nga gjynahu është si ai që nuk ka bërë gjynahe” Pastruesi  i dytë është ISTIGFARI ose ndryshe kërkimi i faljes Nëse nuk të ka pastruar pendimi, Allahu me mëshirën e Tij ka përgatitur këtë pastrues pr robt e Tij porta e t cilit  gjithashtu është gjithmon e hapur. Kërkimi i faljes nuk është thjesht të thuash: “Estagfirullah (O Zot me fal)” por krkimi i faljes duhet t shoqrohet me largimin nga te kqijat dhe krkimi i faljes duhet t buroj nga thellësia e zemrës. N suren Nisa ajeti 64 thuhet: Dhe në qoftë se ata, kurdo që ta ngarkonin veten (me gjynahe), të vinin te ti për t’i kërkuar falje Allahut dhe i Dërguari t’i lutej Allahut për shfajësimin e tyre, do ta vërenin, se Allahu, me të vërtetë, është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” N suren Ali Imran, ajeti 135-136 Allahu thot: 135. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë padrejtsi vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë, pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)” Imam Xha’ferr Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Për çdo sëmundje ka ilaç dhe ilaçi i gjynahe është kërkimi i faljes (el istigfaru)” Pastruesi i tretë i dynjasë janë PUNËT E MIRA që bën njeriu. N suren Hud ajetii 114 Allahu thot: {إنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ}  “veprat e mira i largojnë veprat e këqija.” Ne kemi bërë e do të bëjmë gabime. Askush të mos mendojë se është i pastër. Por ndryshimi mes nesh dhe të tjerëve është, se ne bëjmë punë të mira duke shlyer kështu gabimet tona. E dimë që gabuam dhe e dimë që ka një punë të mirë, me të cilën mund të pastrohemi. Nga punët e mira është namazi pr t cilin Allahu i Madhruar n suren Ankebut ajeti 45 thot:  “…dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni” Allahu (xh.sh) thotë në Kuranin famëlartë: “Dhe ata që patën frikë Zotin e tyre, drejtohen për në parajsë (xhenet) grupe – grupe, derisa kur arrijnë para dyerve të xhennetit, ata dyer hapen, dalin rojet e xhennetit dhe u thonë: “Selamun alejkum (paqja qoftë mbi ju), jeni të pastër, futuni në xhennet përgjithmonë”. (Zumer: 73).  https://fb.watch/vQjFQ0yy5_/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed