Në ajetin 92 të sures Enbija Allahu i Madhëruar thotë:

إِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَٰحِدَةً وَأَنَا۠ رَبُّكُمْ فَٱعْبُدُونِ

Prej mirësive të mëdha të Allahut për ummetin islam është se Ai  i ka caktuar këtij ummeti madhështor kohë të posaçme për t’u lartësuar. Në atë kohë Allahu ua shton mirësitë dhe ua largon të këqijat. Në këtë kohë shpirtërat e myslimanëve lartësohen dhe pastrohen nga brengat, lodhjet, streset e shumta. Kjo kohë është muaji i begatë i Ramazanit. Ai është padroni i muajve. Në këtë muaj të begatë bijtë e ummetit islam janë prej të nderuarve siç na thotë i dashuri i zemrave tona, Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): Është muaji kur ju jeni mysafirë të Allahut. Në këtë muaj jeni bërë prej të nderuarve të Allahut.”

Muaji i Ramazanit është muaji i Allahut dhe agjërimi i tij është vetëm për Allahun. Në një hadith kudsij Allahu i Madhëruar thotë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për atë.” Ai është muaji i namazit, i pastërtisë, i shenjtërisë, i durimit, i solidaritetit dhe i devotshmërisë.

Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur udhëzuesi, shëruesi, drita dhe shpëtuesi, që është Kur’ani i Shenjtë. Në ajetin 185 të sures Bekar Allahu i Madhëruar thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja)….”

Muaji i Ramazanit është muaji, të cilin, Allahu e ka nderuar atë dhe e ka ngritur mbi muajt e tjerë. Në këtë muaj Allahu ka zbritur Kur’anin, që është sqarues për gjithçka. Ditët e tij janë ditët më të mira, netët e tij janë netët më të mira, orët e tij janë orët më të mira. Në muajin e Ramazanit gjendet Nata e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj.

Muaji i Ramazanit është periudha më e mirë në të cilin myslimani e përjeton Islamin e vërtetë, sepse në të shejtanët janë të prangosur, punët janë të pranuara dhe shpërblimi është i madh për ata që bëjnë vepra të mira në këtë muaj.

Muaji i Ramazanit është i veçantë për fenë e vërtetë islame dhe për ymetin mysliman. Është muaji i vëllazërisë, i unitetit dhe i solidaritetit. Në këtë muaj të begatë praktikohet ajeti i bekuar i Kur’anit që thotë: “…Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira…” (Sure “Bekare”, ajeti 148).

Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i mëshirës, i faljes dhe i shpëtimit nga zjarri. Agjërimi i këtij muaji të shenjtë ka mirësi të shumta sociale, shwndetwsore, morale, shpirtwrore dhe ekonomike. Tw gjitha kwto mirwsi javw vwrtetuar edhe sot nga shkenca e mjekwsisw, e piqikws dhe e sociologjisw. Tw shumtw janw mjekwt qw dwshmojnw mirwsitw shwndetwsore tw agjwrimit. tw shumtw janw psikologwt qw dwshmojnw dobitw e agjwrimit. Nw kwtw mwnyrw vwrtetohet thwnia e Allahut tw Madhwruar ku thotw:

وَأَن تَصُومُواْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ

 “Ta agjëroni është më mirë për, në qoftë se e dini”

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin Allahu ka detyruar agjërimin e tij. Kushdo që e agjëron këtë muaj me besim dhe me bindje, ai do të pastrohet nga gjynahet dhe do të jetë si dita që e lindi nëna e tij.”

Në këtë muaj të bekuar duhet të agjërojë gjuha jonë, dëgjimi ynë, shikimi ynë dhe gjymtyrët tona. Profeti Muhamed ishte njeriu më bujar gjatë Ramazanit. Ai ishte tolerant dhe jepte shumë sadaka. Të tillë duhet të jemi edhe ne.

PESË VEÇANTITË E UMETIT ISLAM NË MUAJIN E RAMAZANIT SIPAS PROFETIT MUHAMED (S)

 Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ymetit tim i janë dhënë në muajin e Ramazanit pesë cilësi të cilat nuk i janë dhënë askujt më përpara.

E para: Era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu se sa aroma e miskut.

E dyta: Melekët kërkojnë falje për të (agjëruesin) deri sa të çelë iftarin.

E treta: Prangosen në të shejtanët.

E katërta: Marrin në të ato (shpërblime) që nuk i merrnin në muajt e tjerë.”

E pesta: Kur vjen nata e fundit e muajit të Ramazanit Allahu i Madhëruar i fal të gjithë ata. Një burrë i tha: O i dërguari i Allahut, a është Nata e Kadrit ajo? Profeti Muhamed i tha: Jo. A nuk i shikoni punëtorët se si i marin shpërblimet e tyre kur punojnë?

Allahu na e pranoftë agjërimin! https://www.youtube.com/watch?v=lHuMQFH4_l0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed